Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, i ndërmarrë nga qeveria e Edi Ramës, ka vijuar edhe sot, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm pas incidenteve të një dite më parë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e operacionit për shembjen e ndërtimeve pa leje, në terren janë angazhuar forca të shumta policore. Deri tani, ky aksion ka për qëllim shembjen e 120 objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar tensione mes banorëve dhe autoriteteve.

Incidenti i një dite më parë, ku një koktej molotov u hodh në drejtim të forcave të rendit, ka shtuar shqetësimet për përplasje të mundshme. Edhe pse nuk pati të lënduar, klima mbetet e tensionuar.

Në përgjigje të situatës, autoritetet kanë dërguar në zonë nëntë furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe njësinë “Shqiponjat”, për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Nga ana tjetër, banorët e Thethit akuzojnë qeverinë për një “sulm të organizuar” ndaj një prej zonave më të pasura natyrore dhe kulturore të vendit. Ata kërkojnë një qasje më të balancuar që të ruajë interesat e turizmit dhe të komunitetit lokal, duke respektuar njëkohësisht ligjin për ndërtimet pa leje.

Aksioni, i cili përfaqëson një përpjekje për të “pastruar” zonën nga ndërtimet ilegale, ka thelluar përplasjen mes autoriteteve dhe komunitetit të Thethit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të ligjit në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Shqipërisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...