Inspektori i IKMT Fatmir Meta shpërthen me fyerje ndaj banorëve në Dukagjin

Tension dhe përplasje verbale janë regjistruar sot në Theth, ku inspektori i IKMT, Fatmir Meta, ka shpërthyer me fyerje ndaj banorëve te Dukagjinit gjatë një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Pamjet e publikuara në media dhe rrjete sociale tregojnë Metën duke përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe fyese ndaj banorëve.

Më pas forcat e policisë kanë ndërhyrë në zonë të armatosur me kallashnikovë, duke krijuar panik tek banorët dhe por edhe për vete punonjësit e IKMT që në video duken qartë te frikësuar. Prania e tyre është cilësuar e panevojshme dhe provokuese nga banoret, që prej disa ditësh ato thonë që problemi mund të ishte zgjidhur me dialog.

Fatmir Meta nuk është një emër i panjohur për opinioni publik. Në vitin 2019, ai u përfshi në një incident të ngjashëm në Radhimë, ku u akuzua për sjellje fyese dhe arrogante ndaj qytetarëve. Pavarësisht denoncimeve të atëhershme, ai vijon të mbajë funksionin e tij si inspektor në IKMT, gjë që ka ngjallur reagime të forta për mungesën e përgjegjësisë institucionale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...