Marjan Ndershtiqaj takim me ciftin Rifat e Shpresa Karini ne diten e punetoreve

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka takuar ne diten e punetoreve “1 Maj” dy persona vertete te vecante te qytetit te Shkodres. Ata jane cifti qe cdo shkodran i njeh mjaft mire. Behet fjale per Rifat dhe Shpresa Karini te cilet prej shume vitesh kane punishten e tyre te cilet qepin rroba ku mund te thuhet se kane veshur me elegance e stil thuajse gjysmen e qytetit te Shkodres. Ne diten e punetoreve Ndershtiqaj zhvilloi nje takim te perzemert me ciftin Karini ku ne postimin e tij kandidati per deputet nuk le pa permendur edhe detaje te rrugetimit te ciftit Rifat e Shpresa Karini ne punen e tyre shume vjecare.

POSTIMI I MARJAN NDERSHTIQAJ:

“Rifat dhe Shpresa Karini më pritën sot në punishten e tyre, në lagjen Rus.
Rifati sot 85 vjeç, filloi si çirak në moshën 11 vjeçare, duke mbajtur mbi supe plot 74 vite punë, ndërsa bashkëshortja e tij Shpresa, ka 57 vite që ka veshur me elegancë dhe shije më shumë se gjysmën e shkodranëve.
Çifti Karini prej gjysëm shekulli punojnë bashkë dhe kanë ateljenë e tyre të mbushur me kujtime dhe art.
Biseda me ta ishte për të bukurën, profesionin e rrobaqepësisë që sot ka marrë dimensione të tjera në industrinë e konfeksioneve, por që puna artizanale mbetet elitare dhe e pavdekshme.
Gëzuar 1 Majin, ditën e punëtorëve!
Respekt 🙏”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...