Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban, u organizua aktiviteti festiv Agro Fest – Njësia Administrative Guri i Zi, një panair që mblodhi bashkë komunitetin lokal, bizneset e zonës dhe vizitorët për të promovuar pasuritë bujqësore, kulinare dhe turistike të kësaj zone pjesë e Bashkisë Shkodër.

Bizneset vendase prezantuan ushqimet tradicionale dhe gatimet karakteristike të zonës, duke sjellë në vëmendje shijet autentike që trashëgojnë prej brezash. Në të njëjtën kohë, u promovuan edhe pikat kryesore turistike të fshatrave të njësisë administrative Guri i Zi, duke i dhënë rëndësi historisë dhe vlerave natyrore që ofron çdo vendbanim.

Fshatrat Juban, Ganjollë, Kuç, Rrencë, Vukatanë, Gajtan, Rragam, Sheldi, Mazrek dhe Shpor, secili me historinë dhe atraksionet e veta unike, ishin pjesë e promovimit, duke dëshmuar potencialin e madh që kjo zonë ka për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit kulturor.

Agro Fest jo vetëm që përforcoi lidhjet mes komunitetit, por dha edhe një shtysë të rëndësishme për nxitjen e turizmit dhe ekonomisë lokale në Njësinë Administrative Guri i Zi.

https://www.instagram.com/p/DI84TUoiqEB/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...