Marjan Ndershtiqaj: “Zëri i qytetarëve, shtysë për zhvillim të qëndrueshëm në Berdicë”

Në vijim të takimeve me komunitetin, Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e njësisë administrative Berdicë, ku ka theksuar rëndësinë e lidhjes së fortë që është ndërtuar me qytetarët ndër vite.

“Sot, në Berdicë, dëgjuam nga afër zërin, shqetësimet dhe shpresat e banorëve. Kjo është ajo që na motivon të punojmë më me përkushtim për një të ardhme më të mirë,” u shpreh Ndershtiqaj.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, i cili bashkë me ekipin e tij dhe Ndershtiqajn, shprehën vendosmërinë për të intensifikuar punën pas datës 11 Maj. Fokusi, sipas tyre, do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm dhe konkret për zonën e Berdicës.

Ndershtiqaj përmbylli fjalën e tij me mesazhin: “#BashkëPërShkodrën, #11Maj #voto5”, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin demokratik për të garantuar një të nesërme më të mirë.

 

https://www.facebook.com/share/p/15QDdPiff5/?mibextid=wwXIfr

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...