Investime të mëdha në arsim dhe sport: 4.5 milionë euro për infrastrukturën shkollore në Shkodër

Shkodër, 16 prill 2025 – Një lajm i rëndësishëm për qytetin e Shkodrës vjen nga Marjan Ndershtiqaj, i cili njoftoi përmes një statusi në rrjete sociale miratimin zyrtar të financimeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për investime të reja në infrastrukturën arsimore dhe sportive të qytetit.

Në kuadër të këtij financimi, me një vlerë totale prej 4.5 milionë euro, do të ndërtohet një fushë sportive në shkollën 9-vjeçare “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethina dhe do të rikonstruktohet plotësisht shkolla e mesme profesionale “Arben Broci” – dy institucione me vlerë të veçantë për Ndershtiqajn, pasi janë vendet ku ai është edukuar.

Pjesë e këtij investimi janë gjithashtu:

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”

Rikonstruksioni i kopshtit “Tom Alimhilli”

Rikonstruksioni i palestrës së gjimnazit “28 Nëntori”

Ndërkohë, po vijojnë me ritme të mira edhe projektet në proces, përfshirë:

Rikonstruksionin e shkollave “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”

Ndërtimin e terreneve sportive në tre shkolla të tjera

Rikonstruksionin e plotë të shkollës profesionale “Hamdi Bushati”, me një financim prej 12 milionë euro, siguruar nga MEKI

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më cilësor, më të sigurt dhe më frymëzues për fëmijët dhe të rinjtë e Shkodrës,” shprehet Ndershtiqaj në përfundim të postimit të tij.

Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë edhe përfaqësuesit e PD

Tensionohet edhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Sherri ka nisur me drejtorin e ri të policisë...

Shtet-rrethim në zemër të turizmit

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në Facebook, ku shfaqen forca të shumta policie të pranishme në zonën turistike...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...