Hekurudha “Kuq e Zi” Bashkon Shkodrën me Gjakovën: Fillon Epoka e Re e Lidhjes Ndërkufitare

Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen edhe më fort përmes një projekti ambicioz infrastrukturor – Hekurudha “Kuq e Zi”, e cila do të lidhë Shkodrën me Gjakovën nëpërmjet një linje moderne hekurudhore 100 kilometra të gjatë.

Në një status në facebook ku e shoqëron me video Marjan Ndershtiqaj, i cili e cilësoi këtë projekt si një investim strategjik jo vetëm në infrastrukturë, por në vetë bashkimin ekonomik, social dhe kombëtar të rajonit.

Projekti përfshin:
• 35 kilometra tunele që do të kalojnë përmes terrenit të thyer malor
• 43 ura që do të lidhin zona të izoluara me qendrat e zhvillimit
• 7 stacione që do të ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizshmëri dhe tregti

Hekurudha pritet të sjellë përfitime të ndjeshme për Shkodrën, zonën e Dukagjinit dhe gjithë veriun e Shqipërisë, duke krijuar kushte të reja për zhvillim të qëndrueshëm, turizëm malor dhe tregti ndërkufitare.

Projekti “Kuq e Zi” pritet të bëhet një nga shtyllat kryesore të integrimit infrastrukturor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

https://www.facebook.com/share/r/1APeVX9YAB/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...