Rigersa fiton “X Factor Albania 6”

**Rigersa Loka shpallet fituese e edicionit të 6-të të “X Factor Albania”**

 

Pas një nate magjike dhe emocioneve të papërshkrueshme, spektakli më i ndjekur muzikor në vend, **“X Factor Albania”**, mbylli me sukses edicionin e tij të 6-të. Me një finale spektakolare, që mbërtheu para ekranit mijëra teleshikues, **Rigersa Loka**, nën mentorimin e **Arilena Arës**, u shpall **fituese**, duke rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.

Ajo që e bëri fitoren edhe më të veçantë, ishte fakti se **të dyja – Rigersa dhe Arilena – janë nga Shkodra**, duke e kthyer triumfin në një festë të dyfishtë për qytetin verior.

Finalja solli në skenë performanca të fuqishme nga **tre finalistët**: **Leandra, Rigersa dhe Salvatore**, të cilët kënduan jo vetëm solo, por edhe në duet me mentorët e tyre. Nata u shënua nga **emocione të forta, momente rrëqethëse, surpriza të bukura** dhe **prezenca e artistëve të njohur**, që e bënë finalen një festë të vërtetë muzikore.

Rigersa tashmë i bashkohet listës së talenteve që kanë lindur ne Shkodër dhe pritet të jetë një emër i rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...