Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj strukturave të Partisë Socialiste në ZAZ2, duke i quajtur “familjen e tij të dytë”. Në një deklaratë publike, ai u shpreh se ndihet dyfish i detyruar ndaj tyre për besimin që i kanë dhënë për t’i përfaqësuar dhe për të qenë zëri i tyre në këtë rrugëtim të ri politik.

“Strukturat e Partisë Socialiste në ZAZ2 janë familja ime e dytë. Sot para tyre ndihem dyfish borxhli, që më besuan t’i përfaqësoj dhe të jem zëri i tyre në këtë rrugëtim të ri,” tha Ndershtiqaj.

Kjo deklaratë vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Socialiste, e cila po përgatitet për sfidat e ardhshme elektorale. Përkrahja e strukturave vendore dhe angazhimi i figurave si Ndershtiqaj pritet të luajë një rol kyç në fuqizimin e partisë në Shkodër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...