Rruga “Marin Biçikemi” pranë katedrales vazhdon të lihet në harresë

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër vijon të jetë një problem serioz për qytetarët, duke u kthyer në një burim shqetësimi të vazhdueshëm. Dëmtimi i pllakave të rrugës, sidomos përballë Katedrales, ka krijuar kushte të vështira për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve. Gropat e shumta jo vetëm vështirësojnë lëvizjen, por gjithashtu rrezikojnë të shkaktojnë aksidente.

Neglizhenca e institucioneve përkatëse, të cilat duket se kanë braktisur detyrimet e tyre për shkak të angazhimeve në fushatën zgjedhore. Pavarësisht se ky problem u denoncua disa ditë më parë në mediat lokale, nuk ka patur asnjë reagim konkret nga autoritetet.

Deri në një zgjidhje konkrete, mbetet për t’u parë nëse ky problem do të merret seriozisht nga autoritetet, apo do të vazhdojë të jetë një problem i përditshëm për qytetarët e Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...