Shkodra, qyteti i karnavaleve, gati për festimet nga 17-23 shkurt!

Shkodra, qyteti që mban rekordin e festimit më të hershëm të karnavaleve në Shqipëri, do të shndërrohet sërish në epiqendrën e atmosferës festive nga data 17 deri më 23 shkurt. Me një traditë që nis që nga viti 1860 dhe që u rikthye pas viteve ’90, karnavalet shkodrane vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.

Këtë vit, organizatorët kanë përgatitur një program të pasur me surpriza, koncerte dhe një spektakël dritash (lightshow) që do të ndriçojë rrugët kryesore të qytetit. Ndryshe nga viti i kaluar, kur shumë turistë vizituan Shkodrën gjatë ditës, këtë herë fokusi kryesor do të jetë përqendruar në orët e pasdites, duke sjellë një atmosferë të gjallë në mbrëmjet shkodrane.

Përveç festimeve dhe aktiviteteve të shumta, Shkodra vazhdon të njihet edhe si qendra e prodhimit të maskave të famshme veneciane, të cilat i japin një identitet të veçantë kësaj feste dhe kontribuojnë në ruajtjen e traditës shekullore.

Qyteti është gati për të mirëpritur vizitorët e shumtë që pritet të marrin pjesë në karnavalet e këtij viti. Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar një nga traditat më të bukura dhe më të lashta të Shkodrës!

 

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...