Kompozitori shkodran Bardhyl Hysa takim ne diten e lindjes me kryebashkiakun Beci

Bardhyl Hysa është një nga figurat më emblematike të jetës kulturore të qytetit tonë. Biseda me të, me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe daljes në pension, ishte tejet e veçantë. E falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për më shumë se tri dekada pranë Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”.

Kontributi i tij ndër vite është i pazëvendësueshëm, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë qytetar dhe njerëzor, si një përfaqësues i denjë i vlerave më të mira të qytetit tonë.
Si kompozitor, ai ka krijuar dhjetëra këngë për fëmijë dhe të rritur. Gjithashtu ka qenë ideator dhe drejtues artistik i disa prej aktiviteteve më të rëndësishme dhe më jetëgjata të qytetit në fushën e muzikës, si Çmimi “Pjetër Gaci” dhe “Ahengu Shkodran”, ndër të tjera.

Falë punës dhe përkushtimit të tij Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” ka fituar dhjetëra çmime kombëtare dhe ndërkombëtare me trupa artistike si Orkestra Frymore, Ansambli i Këngëve dhe Valleve dhe shumë grupe të tjera artistike.

I uroj jetë të gjatë dhe jam i bindur se kontributi i tij për artin në Shkodër do të vijojë akoma më tej.

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka qenë sot pranë banorëve të Thethit, ku situata është tensionuar pas përplasjeve me policinë. Sipas...

Shtet-rrethim në zemër të turizmit

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në Facebook, ku shfaqen forca të shumta policie të pranishme në zonën turistike...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...