BENET BECI: 10 KANTIERË NDËRTIMI NË QYTET, DO TRANSFORMOJMË SHKODRËN PËRMES INFRASTRUKTURËS DHE ZHVILLIMIT URBAN

Bashkia e Shkodrës, e udhëhequr nga kryetari Benet Beci, ka njoftuar fillimin e një serie projektesh transformuese për qytetin, me mbështetje të plotë nga qeveria. Në fokus të këtyre projekteve është përmirësimi i infrastrukturës publike dhe zhvillimi urban, duke krijuar hapësira moderne dhe dinjitoze për qytetarët dhe vizitorët.

Në këtë kuadër, po punohet në dhjetë kantiere, ndërkohë që priten edhe hapje të tjera kantierësh. Disa nga projektet më të rëndësishme përfshijnë krijimin e një memoriali për kujtesën historike dhe transformimin e sheshit Ebu Beker për besimtarët, me një fokus të veçantë në hapësira publike dhe parkimin nëntokësor. Bashkëpunimi i suksesshëm me Kishën Katolike dhe Myftininë është një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtyre nismave.

Benet Beci: Me kryeministrin do shqyrtojmë nga afër një sërë punësh transformuese për Shkodrën. Me mbështetje të plotë nga qeveria dhe kryeministri, po hapim një faqe të re për qytetin tonë përmes ndërhyrjeve të mirëmenduara në infrastrukturën publike dhe zhvillimin urban. Në Shkodër po punohet sot në 10 kantiere dhe presim të hapim edhe kantiere të tjera. Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës , vendosur në qendër të qytetit në godinën që ka qenë Dega e Brendshme, ky vend do shërbejë si memorial dinjitoz për të gjithë ata që kanë vuajtur, me qëllim që qytetarët të mësojnë më shumë për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Do kemi hapësirë për gjithë vizitorët ku të studiohet e kaluara në mënyrë më intensive.

Falënderoj Kishën Katolike që ishin të gatshme që të kontribuojnë. Tjetër hapësirë publike që duhet transformuar është dhe sheshi i xhamisë Ebu Beker, që do krijojë hapësirë dinjitoze për besimtarët e Shkodrës. Ky projekt do përfshijë edhe parkimin nëntokësor e hapësirat tregtare. Dëshiroj të falënderoj Myftininë për bashkëpunimin në këtë projekt. Me bashkëpunimin me arkitektin Jezus Hernandez, jemi të sigurt që do krijojmë dy hapësira të bukura për qytetin.

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...