Malesi e Madhe/ Mbi 100 plumba ndaj familjes Kurtaj ne Gruemire

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë një natë më parë në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe. Sipas burimeve, gjithçka ka nisur mëngjesin e 1 shkurtit, kur dy persona të maskuar me motor kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të kamerave të sigurisë së një banese në pronësi të familjes Kurtaj.

Më pas dy autorët, janë larguar dhe në mbrëmje janë rikthyer sërish të armatosur, por u përballën me tre djemtë e familjes Kurtaj, të cilët i pritën në rrugë me një automjet.

Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj u vunë në ndjekje të autorëve, të cilët, sapo e kuptuan se po ndiqeshin, qëlluan me breshëri në tokë dhe në ajër. Ndjekja zgjati rreth 10 minuta, deri në momentin kur njëri prej autorëve u rrëzua nga motori, por arriti të largohej nëpër fushat e mbjella të fshatit.

Ndërkohë në komunikatën zyrtare të dhënë nga Policia mbrëmjen e djeshme nuk jepen detaje mbi të shtënat, veçse thuhet se u raportua për të shtëna në ajër. Policia ka sekuestruar 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Policia e Malësisë së Madhe është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa tre djemtë e familjes Kurtaj, në deklaratën e tyre, thanë se nuk kanë dijeni se kush janë agresorët.

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...