Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e dritave festive në sheshin para Bashkisë, një ngjarje që do të sjellë atmosferën magjike të dhjetorit në zemër të qytetit. Eventi i shumëpritur do të mbahet më 1 Dhjetor, ora 18:00, dhe pritet të tërheqë mijëra vizitorë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të vitit të kaluar dhe bumit turistik që përjetuan Alpet këtë sezon, Shkodra synon të vendosë një tjetër rekord në industrinë e turizmit.

Sheshi para Bashkisë do të kthehet në një oaz festiv, ku restorantet dhe hotelet më të mira të veriut të Shqipërisë do të prezantojnë produktet dhe specialitetet e tyre të veçanta. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë larmishmëri ushqimesh tradicionale.

Mos e humbisni! Bashkohuni me Shkodrën për të nisur dhjetorin festiv me atmosferën më të ngrohtë dhe magjike të krishtlindjes dhe vitit të ri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...