Roza Lati zbulon arsyen pse shkurtoi flokët: ‘Është diagnostikuar me tumor…’! (FOTO)

Moderatorja e njohur, Roza Lati, pak ditë më parë zbuloi se kishte shkurtuar flokët. Madje ajo i pyeti 815 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” se si u dukej me modelin e ri.

“Si ju dukem me modelin e ri të flokëve? Pres opinione ‘arsyeja e këtij ndryshimi”… dhe…”, shkruante Roza në postimin e saj.

Por një ditë më parë, ajo ka vendosur që të zbulojë vetë arsyen se pse hoqi dorë nga flokët e gjatë. Roza ka shpjeguar se ky veprim i saj erdhi pasi qeni i saj Sasha është diagnostikuar me tumor.

“Arsyeja pse preva flokët: Sasha është diagnostikuar me tumor. Tumor në kockë të legenit. Sasha ime është 8 vjeç. Nuk është plakë akoma… Bashkëjetesa ime, familja ime që kur jetoj vetëm prej 8 viteve, janë këta të dy… S’është bërë viti që futa në dhe… Pëtin e vogël… 21 dhjetor 2022”, ka shkruar Roza Lati në postimin e saj në “Instagram”, shoqëruar me foto të ndryshme të kafshëve të saj shtëpiake.

Moderatorja është shumë e lidhur me qentë e saj dhe sigurisht kjo situatë nuk është aspak e lehtë për të.

 

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm rinor, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Shkodrës,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...

Marjan Ndershtiqaj: “Zëri i qytetarëve, shtysë për zhvillim të qëndrueshëm në Berdicë”

Në vijim të takimeve me komunitetin, Marjan Ndershtiqaj ka...

Marjan Ndershtiqaj takim frymëzues me të rinjtë e Qendrës Rinore Arka në Shkodër

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive,...

“Lamtumire legjende” , Ndershtiqaj ne homazhe per Paulin Ndoja

Në homazh për ikonën e futbollit shkodran dhe shqiptar,...