Luizi vijon “fshesën” nga “Instagrami”, këngëtari ia heq vizën edhe një tjetër ish-banoreje

Fituesi i edicionit të dytë të spektaklit televiziv “BBV”, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të koncerteve dhe projekteve të reja që ai sjell.

Por ndjekësit vijojnë të jenë të vëmendshëm ndaj çdo gjëje që ai bën,

Së fundmi ata kanë zbuluar që këngëtari ka hequr nga faqja e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram” një nga ish-banoret, e cila është Mikela Pupa.

Ish-banorja e BBV ishte duke bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, në momentin që një fans e pyet se përse Luizi e ka hequr nga Instagrami.

Mikela duket se nuk ka qenë aspak në dijeni të këtij fakti dhe nuk ia kishte aspak idenë se pse Luizi nuk e ka më në listën e tij të shokëve në Instagram.

“Tani e pash që më paska hequr”, i është përgjigjur Mikela ndjekësit, përgjigje të cilën e ka shoqëruar me ikonën se nuk e di arsyen.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit të tyre në të njëjtën shtëpi Luizi nuk pati asnjë përplasje me të dhe ky veprim i tij ka habitur ndjekësit dhe vetë Mikelën.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....