Albano Bogdo bën lëmsh fansat: Me femrat nuk i kam punët mirë, sa herë më shohin, më thonë…

Aktori Albano Bogdo, në një intervistë televizive tregon sfidat e përditshme mes profesionit dhe jetës private. Ai rrëfen se shpesh herë profesioni i është bërë barrierë në jetën përtej të qenurit aktor, pasi njerëzit janë mësuar ta shohin e njohin vetëm si të tillë.

“Të qenurit aktor të penalizon shumë me femrat, sado seriozisht t’i flasësh një femre të thotë ti je aktor, ti këtë ia thua kujtdo”, tha ai duke shtuar se ai nuk është në rol 24 orë, por vetëm në skenë. “Ndërsa për pjesën e të pasurit humor të penalizon kudo, sepse kushdo në çdo vend të caktuar të jetës pret që ta bësh për të qeshur dhe është acaruese”, tregon ai.

Por aktori i humorit shtoi se nuk i mungon serioziteti aty ku duhet, siç janë vështirësitë e shumta që ka kaluar në jetë.

“Jam shumë emocional, nuk i tejkaloj situatat e vështira. Zakonisht të gjitha situatat e vështira që më kanë dalë në jetë iu kam vënë gjoksin e i kam përballuar dhe i kam kaluar”, thekson ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...