Sigurimet shoqërore, marrëveshje me Malin e Zi / Projektligji vlen edhe për shqiptarët sezonal në Malin e Zi

Në drejtimin e kryetares, Mimi Kodheli u mblodh ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme. Komisioni shqyrtoi Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, për sigurimet shoqërore”.

Të ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishin Fatiela Mehmeti, drejtor i drejtorisë së përfitimeve, ISSH dhe Albin Gega, drejtor i Drejtoria e Politikave të Punësimit dhe Aftësimit Profesional.
Gjatë fjalës së tij në komision, Gega u shpreh se projektligji konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore e cila bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të personave të punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit.

“Rregullat koordinuese garantojnë që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke i fituar. Ndërsa bashkimi i periudhave të siguruara merret në konsideratë për të siguruar të drejtën e përfitimit dhe llogaritjes së tyre”, u shpreh Gega.
Kjo marrëveshja ka vlerën e vet jo vetëm për shqiptarët në Malin e Zi, por edhe për ata shqiptarë që bëjnë punë sezonale.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...