Djali vret babanë, motra-motrën, familja shqiptare në greminë: Si po “hamë” njëri-tjetrin

Babai vret djalin, djali vret babanë, burri vret gruan, motra vret motrën, nëna vajzën apo vajza nënën.

Është kjo “fytyra e krimit” në familjet shqiptare që ka tronditur themelet e shoqërisë.

Krimi në familje ka marrë përmasa shqetësuese.

Tirana u trondit në orët e para të mëngjesit të sotëm, 3 shtator 2023 nga vrasja e Amanda Pushanit në Tiranë.

Autore e dyshuar e ngjarjes është motra e saj, 40-vjeçarja Marsela Pushani e cila u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Sherret e vazhdueshme, për shkak të alkoolit duket se çuan në tragjedinë e sotme.

Ishte pikërisht Marsela e cila dëshmoi në polici se prej 10 vitesh motra e saj ishte e alkoolizuar dhe kishin debate të vazhdueshme.

Ditën e djeshme, 2 shtator, kur ndodhi ngjarja, Marsela deklaroi se po debatonte me të motrën pasi kjo e fundit kishte marrë një thikë dhe po e kërcënonte së bashku me të ëmën. Por fatkeqësisht duket se thika “u kthye” nga Amanda, duke i marrë jetën, shkruan Albeu.com.

Sakaq, një ngjarje tjetër e rëndë u regjistrua në Selenicë të Vlorës më 1 shtator 2023.

23-vjeçari Mato Glluçaj, akuzohet se vrau babanë e tij, Dyrmish Glluçaj duke i vendosur eksploziv në sobën me gaz.

Ngjarja fillimisht u dyshua se ishte aksidentale, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.

Dhuna e vazhdueshme nga ana e babait kundrejt të birit, dyshohet se ka qenë shkak i tragjedisë.

23-vjeçari ka deklaruar në polici se dhunohej vazhdimisht nga i ati.

Më 29 korrik, Gjergji Mullalli, për shkak të xhelozisë vrau gruan e tij 46-vjeçare dhe e hodhi trupin e saj në kanal.

Autori më pas u gjet i vetëvrarë. Sipas dëshmive të personave të afërt me viktimat, Mullalli ishte konsumues i alkoolit.

Pa kaluar dy javë nga tragjedia në Maliq, një tjetër ngjarje e rëndë do të regjistrohej në të njëjtin qytet.

Ramiz Muçollari, 62 vjeç plagosi me thikë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Kur mbërriti policia në vendin e ngjarjes, autori ishte mbyllur në shtëpi dhe nuk pranonte të dorëzohej. Pas shumë tentativave për ta bindur të dorëzohej, mes RENEAS dhe autorit pati një përplasje e cila rezultoi me vrasjen e Muçollarit, shkruan Albeu.com.

Krimi në familje është kthyer në, dukuri sociale shqetësuese globale.

Arsyet që çojnë në këtë akt, përveç atyre historikë, janë edhe ekonomikë, shoqërorë, kulturorë dhe sipas tipologjisë së familjes.

Megjithëse nuk kemi një statistikë të qartë të krimit që ndodh brenda familjes shqiptare, për analogji me statistikat e vendeve të tjera, besohet se rreth 80% e krimeve ndodhin në lidhjet familjare dhe brenda familjes biologjike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...