Shpërndarja e librave të rinj falas, mësuesit: Duhet të përfshihen edhe klasat e katërta dhe të pesta

Shpërndarja e librave falas ka nisur nga 1 shtatori, ku veç klasave të para, do të përfitojnë edhe nxënësit e klasave të dyta dhe të treta libra të rinj të papërdorur, pa i kthyer në fund të vitit mësimor.

Kjo është një ndihmesë e madhe. Se ka shpenzime të konsiderueshme fillimi i shkollës.

Janë 72 mijë nxënës që do të marrin këtë vit të ri shkollor tekste me një përdorim. Ndërsa nxënësit e klasave të tjera në shkollat 9-vjeçare do duhet të dorëzojnë librat në mbarim të shkollës, me udhëzimin e përdorimit të tyre deri në 3 vite nga një brez në tjetrin nëse janë të mirëmbajtur. Në tërësi, në të gjithë institucionet e arsimit parauniversitar janë 242 mijë nxënës përfitues të librave falas, ku përfshihen libra të përdorur dhe të rinj.

“Unë fletoret e punës i kam të reja, ndërsa librat të përdorur. Është më mirë të reja se të përdorura edhe kopjojmë, i ka faqet të plotësuara”, thotë një nxënëse e klasës së pestë.

Vështirësitë e hasura me librat e përdorur me shënime, zhgarravina, solli nevojën për të zgjeruar paketën e teksteve shkollore të reja nga klasa e parë në të tretën për shkak të moshës së tyre të vogël; por që mësuesit mendojnë se pjesë e këtij grupi duhet të jenë edhe nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta.

“Në vitet e mëvonshme duhet të jenë dhe nxënësit e tjerë sidomos për librat që zhvillohen disa herë në javë, si matematika e gjuhë letërsia sepse ata janë të vegjël e nuk kujdesen mjaftueshëm”, thotë Gentiana Gramo, mësuese e arsimit fillor.

Ngërç tjetër për stafin mësimor është edhe grumbullimi i librave të vjetër të përdorur.

“Nxënësit duan ti mbajnë edhe gjatë verës ti përdorin edhe nuk arrijnë ti dorëzojnë në kohë’, shprehet Gramo.

Shpërndarja e librave po realizohet nëpërmjet një grafiku, për të shmangur radhët e prindërve në dyert e godinave arsimore, teksa viti i ri shkollor fillon më 11 shtator.

 

Bardeli: Shkodra foli qartë – fitorja po vjen!

Një falënderim nga zemra për mijëra shkodranët që mbushën Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” me entuziazëm, besim dhe vendosmëri për ndryshim! Treguam edhe një...

Rruga “Marin Biçikemi” pranë katedrales vazhdon të lihet në harresë

Rruga "Marin Biçikemi" në Shkodër vijon të jetë një problem serioz për qytetarët, duke u kthyer në një burim shqetësimi të vazhdueshëm. Dëmtimi i...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” pranë katedrales vazhdon të lihet në harresë

Rruga "Marin Biçikemi" në Shkodër vijon të jetë një...

Bardeli: Shkodra foli qartë – fitorja po vjen!

Një falënderim nga zemra për mijëra shkodranët që mbushën...

Urime për Profesor Zef Çobën në Ditën e Emrit

Famullia “Zoja e Shkodrës” i ka uruar sot dirigjentit...