Pushimet “mollë e ndaluar” për shqiptarët! Vetëm 24 përqind e tyre mundën t’i shijonin

Vetëm 24% e shqiptarëve kanë mundur të përballojnë pushime larg shtëpisë këtë sezon veror.

Megjithëse bregdeti shqiptar është kaq shumë i preferuar për miliona të huaj që e kanë vizituar, duket se është një “mollë e ndaluar” për vendasit

Sipas një sondazhi të realizuar nga Top Channel, përfundimi i të cilit ishte shumë pranë barometrit të fundit të Ballkanit, rezulton se më shumë se 60% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të përballojnë financiarisht një javë pushime larg shtëpisë, ndërsa 13% i mbetur, janë shprehur se kanë pasur mundësi të përballojnë disa ditë relaksi vetëm fundjavave.

“Kam bërë pak pushime në Radhime. Ka një gjë, ne që jemi pensionistë, për ne janë shumë shtrenjtë. Për ata që vijnë nga jashtë janë lirë

Të punosh jashtë e të vish këtu, shtyhet mirë duket.

Jo nuk pata mundësi të bëj pushime këtë vit sepse nuk i përgjigjesha dot çmimeve. Në krahasim me vitet e kaluara kanë ndryshuar çmimet, me ardhjen e turistëve të huaj janë rritur çmimet, kështu që ne e kemi pak më të vështirë për ta përballuar.”- u shprehën qytetarët.

Megjithatë, një pjesë e mirë e qytetarëve që e kanë pasur të mundur të bëjnë pushime, i kanë kaluar ato jashtë vendit.

Sipas statistikave zyrtare, vihet re një rritje e numrit të shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë sezonit veror, shifër e cila në krahasim me vitin e kaluar, është rritur me 27,8 %.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...