‘Çmendet’ moti/ Sinoptikanët zbulojnë çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim: Pas reshjeve, në fundjavë rikthehet …

Shiu i këtij mëngjesi por edhe rënia disi e temperaturave në orët e para të ditës bënë që të mendohej se tanimë hyri vjeshta, duke larguar temperaturat e larta.

Por sinoptikanët e shërbimit meteorologjik ushtarak thonë se te enjten nis kthjellimi i motit dhe në fundjavë rikthehen temperaturat deri në 36 gradë Celcius.

“Jo që nuk kemi hyrë në stinën e vjeshtës, po duke parë temperaturat që do të regjistrohen sot dhe nesër, ku do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius, nga e premtja do të kemi rikthimin e masave ajrore më të ngrohta. Do të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe të dielën, pritet të shkojnë në 36-37 gradë Celsius në zonat e ulëta”.

Por a do të ketë shtrëngata dhe reshje intensive shiu në orët në vazhdim ?

“Këto reshje do të mbeten prezente sot. Deri nesër në mesditë, këto reshje do të jenë prezentë, kryesisht në zonat veriore dhe lokalisht në pjesën qendrore të vendit”.

Një pjese jo e vogël e qytetarëve i kanë planifikuar pushimet në dy javët e para të shtatorit, por reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave i ka trembur sadopak.

Në zonat bregdetare pritet të ketë një rritje të shpejtësi të erës, e cila në jug mund të regjistrohet deri 10-12 metër për sekondë por që nuk krijon probleme me dallgët në det.

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales në Shkodër, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e automjeteve. Gropat...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...