Shkodrani tenton të vrasë qenin endacak, plagos me armë një person

Ditën e martë, një 45-vjeçar shkodran gjatë tentativës për të vrarë një qen endacak, ka plagosur me armë zjarri një person tjetër.

Ky i fundit fatmirësisht është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë”, informoi sot policia e Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...