Parashikohet furtunë dhe përmbytje/ Moti i keq, bashkia apel qytetarëve të kenë kujdes

Bashkia e Lezhës lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik informon qytetarët se nesër mbrëma duke gdhirë data 29 rreth orës 1:00 deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu.

Në një njoftim në rrjetet sociale, bashkia thekson se “parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë”.

Shërbimet e Emergjencave të bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

“Përveç masave që do të marrim ne ju lutemi banorëve që të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: ‪+355 68 331 2049”, tha bashkia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...