Gjyshja e të miturës që dhunoi e bullizoi shoqen në Vlorë: Asnjë prind nuk e mëson fëmijën për keq

Më 22 gusht, JOQ publikoi një video ku shihej se si vajza të mitura dhunonin një bashkëmoshataren e tyre. Vajzat e mitura dhunonin bashkëmoshataren duke e bullizuar dhe duke e filmuar njëkohësisht.

Pas ngjarjes së publikuar nga redaksia jonë, me qëllimin për të parandaluar një të keqe të madhe që vjen nga bullizimi, policia reagoi dhe arrestoi dy shtetase, 14 vjeçare dhe tjetra 15 vjeçe.

 

 

Ndërkohë, për JOQ, pas 5 ditësh ka reaguar edhe gjyshja e vajzës që dhunonte bashkëmoshataren e saj. Gjyshja kërkon falje publike për gjestin e mbesës së saj, teksa tregon se e mitura po kalon një moment të vështirë për shkak të komenteve negative në rrjet.

Gjyshja shkruan se edhe mbesa e saj, si shumë adoleshentë të tjerë në këtë vend, i ka kryer veprimet si pasojë e ndjekjes së modelit të asaj çfarë publikohet në TIKTOK. Ajo thotë se asnjë prind nuk e mëson fëmijën për keq, të jetë i dhunshëm, të përdor fjalor banal apo të bullizojë, por shton se edhe komentuesit që komentojnë në rrjetet sociale, po bullizojnë mbesën e saj, një formë e bullizimit sipas gjyshes më e rëndë se ajo që përdori mbesa e saj me bashkëmoshataren. Ajo kërkon që prindërit të jenë më afër fëmijëve të tyre.

Gjyshja e vajzës L.G., tregon dhe historinë e saj të dhimbshme, kohën kur ka humbur jetën vajza e saj si pasojë e një aksidenti. Lidhur me këtë ajo thotë se shkak i aksidentit ishte shoferi i dehur, por ajo e ka falur atë, ndaj kërkon që dhe me mbesën e saj, komentuesit të mos gjykojnë, por të falin. Duke theksuar se gabimet janë njerëzore dhe falja është hyjnore, gjyshja i lutet zotit që të bekojë të gjithë njerëzit.

Gjyshja e vajzës në Vlorë që dhunonte bashkëmoshataren e saj:

Pershendetje JOQ, Une jam gjyshja e vajzes nga Vlora qe dhunonte bashkemoshataren e saj. Fillimisht, kerkoj falje publike per gjestin e pahijshem te mbeses sime. Falenderoj shume Policine e Vlores dhe psikologet qe na kane qendruar prane ne kete periudhe te veshtire. Mbesa po kalon nje moment shume te veshtire per shkak te urrejtjes dhe komenteve online, dhe ftoj gjithe komentuesit te tregojne respekt ndaj nje te miture qe si shume adoleshente te tjere ne kete vend ndjek dhe imiton modelet qe sheh ne Tik Tok apo rrjete sociale. A eshte e drejte te gjykohen prinderit e femijeve per veprimet e tyre te pamenduara? Jo vetem mamaja e vajzes, por asnje prind ne bote nuk mendoj se e edukon femijen qe te jete i dhunshem dhe te perdor nje fjalor te papershtatshem. Gjithashtu i kerkojme falje nenes se vajzes se dhunuar per menyren se si eshte ndjere. Reagimet online e kane bere mbesen te kuptoje rendesine e gabimit te pafalshem qe ka bere, dhe kjo gje do i sherbeje si mesim per te ardhmen. Jo vetem per te, por per kedo. Bullizimi eshte nje fenomen qe nuk duhet te ekzistoje. Por ne te njejten kohe eshte e pafalshme gjuha e urrejtjes e perdorur nga komentues qe fare mire mund te jene prinder edhe vete. Edhe kjo eshte nje forme bullizimi, biles shume here me i rende se i pari. Mesazhi i fundit qe dua te jap eshte ky: ky episod dhe kjo video te sherbeje si kembane alarmi per te gjithe shoqerine. Prinderit duhet tju qendrojne me prane femijeve te tyre, duke ju bere te kuptojne se jo cdo gje qe shohin te promovuar ne rrjete sociale jane modele per tu ndjekur. Se fundmi, mendoj se ne si shoqeri kemi nevoje te mesojme te falim. Une personalisht kam humbur nje vajze nga nje aksident automobilistik per fajin e nje shoferi ne gjendje te dehur. Dhe cfare vendosa te bej? E fala. Sepse gabimet jane njerezore, ndersa falja eshte hyjnore. Faleminderit edhe ju si faqja e gjithe shqiptareve ku trajtoni problemet e shumta qe shoqeria shqiptare ka, dhe jepni kontributin tuaj te cmuar ne pasqyrimin e realitetit dhe zgjidhjes se shume problematikave. Zoti ju bekofte te gjitheve. Me respekt, gjyshja e vajzes, L.G.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...