Rrjeti vijon të jëtë ende i trazuar sa i përket treshes Ledri-Sara-Dafina.
Pas lajmeve që qarkulluan se Sara dhe Dafina nuk ndiqen me njëra-tjetrën në Instagram, këngëtarja ka reaguar përmes një postimi, ku ndër të tjera shkroi:”Kam vendosur të bëj ‘unfollow’ dhe t’i jap fund marrëdhënieve me njerëz të cilët, unë Dafina, i kam respektuar, ndërkohë që ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje në këmbim. PIKË”.
Por duket se ky reagim i Dafinës nuk është pritur aspak mirë nga Sara, e cila përmes një postimi në Instagram ka “thumbuar” këngëtaren, duke shkruar: “Një mashkull nuk mund të përfundojë një marrëdhënie, e cila në fakt nuk ka qënë një marrëdhënie e mirëfilltë”. Në një tjetër posim, fituesja e “Dancing With The Stars”, shton: “Të hash ëmbëlsira e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”.
Nga ana tjetër, Dafina, e cila është duke shijuar koncertet e saj të fundit për këtë sezon veror, i ka “dërguar” një tjetër mesazh Sarës, përmes postimit në Instagram, ku shihet duke pozuar me gishitin e mesit, shkruan: “Më e ëmbël se sheqeri”
Sa i përket Ledrit, ai ka preferuar të mos reagojë mbrëmjen e kaluar, lidhur me këto “kunja” mes Sarës dhe Dafinës.
E shndërruar në një telenovelë të vërtetë, një pjesë e madhe e publikut po aludojnë se mes Dafinës dhe Ledrit po përflitet për një bashkëpunim dhe e gjithë kjo situatë është krijuar për të shkaktuar sa më shumë zhurmë. Nuk na ngelet gjë tjetër, vetëm se të presim serinë e radhës së kësaj drame.