Trishka me Sherbet – Ëmbëlsira Mahnitëse e Fëmijërisë

Një traditë e hershme e recetave të ëmbla të kuzhinës shqiptare që padyshim lidhet me kujtimet e fëmijërive, pasi është një nga gatimet që nënat e gatuanin shpesh në raste festash e gëzimesh familjare.

Pavarësisht recetave të ndryshme të ëmbëlsirave sot, trishka ose e njohur ndryshe si keku me sherbet ka një ëmbëlsi të butë unike që të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës por shija e saj të kënaq nepsin dhe oreksin me ëmbëlsinë e saj fantastike.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e vjetër të përgatitjes së trishkës apo kekut me sherbet
Përgatitja e Trishkës Krejt Lehtë në Shtëpi
Përbërësit

300 gr miell
4-5 kokrra vezë të freskëta
100 gr sheqer
100 gr gjalpë i freskët
Një filxhan çaji kos
Gjysmë luge kafeje me sodë buke
Lëkurë e grirë portokalli ose limoni
Bajame

Për sherbetin

600 ml ujë
800 gr sheqer

Përgatitja

Si fillim, në një tas të thellë rrahim vezët bashkë me sheqerin, derisa ky i fundit të shkrijë.

Më pas shtojmë gjalpin, i përziejmë derisa masa të njëtrajtësohet.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni kosin, sodën, më pas miellin dhe lëkurat e grira të portokallit apo limonit dhe t’i përzieni që të gjitha bashkë.

Pasi masa është bërë homogjene e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë të tretur, sipër i vendosim disa thelpinj bajamesh.

Më pas e fusim të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë. E lëmë të piqet derisa sipërfaqja të bëhet e kuqërremtë, fikim sobën dhe lëmë kekun derisa të ftohet.

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe e lëmë rreth 15 minuta derisa të krijohet një shurup i plotë.

Pasi keku të jetë ftohur i hedhim sipër sherbetin e nxehtë dhe e lëmë derisa ëmbëlsira ta përthithë atë tërësisht. Shërbehet pasi të jetë ftohur./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...