Mënyra E Përgatitjes Së Vezëve Të Pjekura Sipas Recetës Së Fshatit

Kjo recetë fshati shërben si një pjatë e dytë e përkryer për çdo drekë apo darkë të minutës së fundit.

Mjafton ta shoqëroni me disa feta buke të freskët dhe vaktin e shijshëm do ta pëlqejnë të vegjël e të mëdhenj.

Të lehta dhe të shpejta për t’u përgatitur, vezët mund të përgatiten në çdo stinë dhe për çdo vakt.

Ju mund të shtoni në to edhe përbërës të tjerë si kërpudha, sallami, djathi kaçkavall në vend të djathit të bardhë ose barishte aromatike si trumzëa, rigoni, nenexhiku dhe borziloku.

Nëse ju pëlqejnë shijet pikante, mund të shtoni edhe një majë speci djegës të freskët ose të thatë.

Përdorni vezë shumë të freskëta, organike dhe mundësisht të blera nga një fermer i besuar.

AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë se si të përgatisni vezë të stilit të fshatit duke ndjekur procedurën dhe këshillat hap pas hapi.
Përbërësit

6 vezë

300 gr pure domatesh

130 gr djathë i bardhë

2 degëza rozmarinë

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Kripë piper për shije
Përgatitja

Përhapni purenë e domates në një enë pjekjeje.

Spërkateni me pak vaj ulliri ekstra të virgjër.

Thyeni një nga vezët në një tas të vogël dhe më pas kalojeni në tavën me purenë e domateve, duke u përpjekur të mbani të verdhën e paprekur.

Bëni të njëjtën gjë edhe me vezët e mbetura.

Shtoni sipër djathin e copëtuar

Shpërndajini në mënyrë të barabartë pa i mbivendosur tek të verdhat e vezëve.

Jepini shije me kripë dhe piper sipas dëshirës tuaj.

Në fund shtoni rozmarinën dhe piqeni në 180°C për rreth 20 minuta. Nëse preferoni nuk edhe ta skuqni në një tigan.

Hiqni tavën nga furra dhe shërbejini menjëherë./AgroWeb.org

Futbolli shkodran në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

Nuh Isufi, ish- lojtari i klubit të Vllaznisë është ndarë nga jetë në moshën 77-vjeçare. Në muajt e fundit, shëndeti i të ndjerit ka qenë...

Papunësia problem në Shkodër/ Albert Tuka: Statistikat flasin për 40% të papunë

Papunësia vlerësohet si një nga problemet më të mprehta sociale ndërsa bizneset nuk arrijnë të sigurojnë fuqinë punëtore.Kreu i Sindikatës së Pavarur për Qarkun...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NUK ESHTE E LEHTE… Ronaldo Sharka e pranon publikisht/ Flet hapur për varë…

Ronaldo Sharka pas daljes nga BBV duket se është...

Kiara Tito në pritje të ëmbël??? /Moderatorja kapet duke u veshur vetëm me…

Përveçse moderatore Kiara Tito e ka shfrytëzuar profilin e...

“Puna nuk është turp”, nga mësues në Dibër vjen pastrues në Tiranë

Kristi Gongo është kthyer në punonjësen më të re...