Më shkatërroi jetën, nusja qelbet erë se…, 28 vjeçari habit me rrëfimin e tij

Një histori e pazakontë divorci ka si protagonist një çift të ri. Dy të rinjtë u pëlqyem, u fejuan dhe u martuan, pa u njohur shumë mirë me njeri tjetrin.

Por pas martesës, burri, kuptoi se kishte një problem serioz me të cilin duhej të përballej, higjiena e keqe e së shoqes. Ai u përpoq me të gjitha mënyrat që të kuptonte se si kishte mundësi një gjë e tillë, deri sa kuptoi se e shoqja nuk lahej.

“Mendova ta çoja tek mjeku se mos ndoshta kishte ndonjë problem me lëkurën, por më pas mësova se nuk ishte kështu. Ishte ajo që nuk lahej”, tha i riu.

Kështu dy muaj pas martesës, ai bëri kërkesën për divorc në gjykatën e çështjeve familjare . “Ime shoqe bie erë, është e padurueshme. Aroma e saj më shkakton të vjella, nuk mund të rri në një shtëpi me të”, tha i riu në gjykatë.

Burri tregon se para se të bënte këtë kerkese, tentoi në të gjitha mënyrat që ta bindte të shoqen të lahej më shpesh, “por ajo e shtynte gjithmonë larjen, deri sa u detyrova të mos fle më me të. Ajri në shtëpi nuk durohet”.

Ai thotë se tentoi me ëmbëlsi që ti thoshte se ishte bërë per t`u larë, por pa rezultat, dhe më tej e parala jmeroi duke i thënë se do e largonte nga shtëpia, shkruan noa.al.

Po ashtu ai Moustafa bisedoi edhe me vjehrrën dhe kuptoi se një problem të tillë gruaja e kishte pasur edhe para martesës. Nëna tha se shpresonte se e bija do ndryshonte pas martesës, por nuk ndodhi kështu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...