Turistët vijojnë të shtohen/ Në kufirin me Malin e Zi ka fluks të shtuar të lëvizjeve

Në doganën e Muriqanit, trendi i lëvizjeve ka ndryshuar.

Prej disa ditësh, puna po përqendrohet në dalje ku në 3 ditët e fundit, nga Shqipëria, kanë dalë mbi 50 mijë shtetas. Pjesa më e madhe emigrantë shqiptarë në Itali dhe Gjermani.

“Qëndruam 15 ditë, ishim në fshat te familja për pushime. Ka gjëra për tu përmirësuar, si infrastruktura.”-shprehet një emigrant.

Edhe të huajt, që kanë përfunduar pushimet në Shqipëri po rikthehen në vendet e tyre përmes pikës doganore të Muriqanit. Ata po largohen me përshtypjet me të mira.

“Sapo përfunduam pushimet në Shëngjin dhe tani po shkojmë në Sveti Stefan në Mal të Zi. Në ishim 15 vite me parë në Shëngjin dhe sot kishte ndryshuar gjithçka. Atëherë ishte një vend i vogël me shume pak banesa ndërsa tani është një qytet i madh me turizëm të zhvilluar. Po kthehem në Itali me përshtypjet me të mira dhe besoj se do të rikthehem sërish për të vizituar pjesën tjetër të Shqipërisë”-shprehet Gianluca Di Natale, turist nga Italia.

“Shumë mirë. Ne qëndruam 1 jave në liqenin e Ohrit në Pogradec dhe ishte bukur. Me pëlqyen liqeni dhe njerëzit. Shume miqësorë. Do të kthehem serish!”-shprehet Erik Svensson, turist nga Suedia

Aktualisht në këtë doganë, që është porta kryesore e lidhjes në rruge tokës e vendit tonë me Ballkanin dhe vendet e Bashkimit Europian, po punohet me procedure të përshpejtuar ndërsa fluksi me i madh i punës pritet të jetë në javën e fundit të gushtit.

 

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese e axhendes se tij nje takim me banoret e NJA Dajç. Ai ishte i shoqeruar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...