Të kënaq shpirtin, receta e vjetër nga dora e gjyshes/ Ja si përgatitet pula e pjekur në qumësht: Do lëpini gishtat …

Receta e mishit të pjekur të pulës në qumësht është një recetë e veçantë e speciale, e cila mund të përgatitet në çdo kohë por edhe në raste festash apo gëzimesh familjare.

Një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi i pulës merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë.

Përgatitja e Pulës së Pjekur me Qumësht
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 pulë e freskët 1 kg

400 ml qumësht

Kripë

Piper i zi

2 lugë gjelle gjalpë fshati

Përgatitja
Si fillim, pastroni mirë pulën me ujë të bollshëm. Sipas preferencës, pulën mund ta prisni në thela ose ta lini të plotë. Kriposeni sipas preferences.

Hidhini piper të zi dhe nëse preferoni edhe pak nenexhik

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni me rradhë thelat e mishit të pulës apo pulën e plotë në një tavë ose tepsi.

Më pas, hidhuni sipër thelave të mishit qumështin dhe më pas gjalpin të ndarë në copëza të vogla.

Për këtë recetë në vend të mishit të pulës mund të përdorni edhe mish qengji, keci ose mish viçi.

Më pas, futeni tavën në furrë të piqet përreth 2 orë në temperaturën 150 gradë.

Lëreni të piqet derisa masa e qumështit të avullojë dhe sipërfaqja e mishit të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të gatuara në mënyra të ndryshme, por edhe supa të lehta etj

Mund ta shoqëroni në mënyrë të shkëlqyer edhe me salca dhe dajthra të ndryshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...