Ndahet nga jeta diten e sotme doktori i njohur shqiptar

Dr. Fadil Spahiut që ka mbyllur sytë sot pas një jete plot sfida të vështira.

Si një rebel i pashmangshëm dr. Fadil Spahiu në adoleshencën e tij ka rrezikuar shpesh përjashtimin nga Gjimnazi i Shkodrës për shkak të pjesëmarrjes së tij në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në vitin 1946 fillon studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë për t’u zhvendosur më pas në Bashkimin Sovjetik, ku do të diplomohej në Universitetin e Mjekësise të Moskës, duke marrë gradën ” Kandidat i Shkencave Mjekësore”.

Kthehet në Shqipëri me pasionin dhe idealizmin e një të riu duke lënë një emër të mirë si pedagog dhe mjek ne Fakultetin e Mjekësisë, por shpallet ” Armik i Popullit” duke u larguar fillimisht në Gramsh dhe në Tepelenë. Largimi nuk mjaftonte. Duhej edhe arrestimi. Nën akuza të rreme arrestohet dhe bën plot 18 vite burg në regjimin komunist.

Arrestuan Dr. Fadil Spahiun, por jo profesionin e tij. Gjatë 18 viteve burg shërbeu si mjek për të burgosurit dhe doli nga burgu në vitin 1986 për të vazhduar jetën e tij mes librave të mjekësisë.

Dr. Fadil Spahiu është mishërimi i thënies se mjekësia nuk mund të burgoset.

Universiteti i Mjekësisë shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Dr. Fadil Spahiut

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...