Një video që tregon 4 turistë italianë që ikin me vrap vjedhurazi pa paguar lekët e ushqimit nga një restorant në Berat, ka ngjallur mjaft reagime në rrjet.
Viku Kadëna, pronari i restorantit në Berat ku ndodhi edhe incidenti, shprehet se ka disa vite që punon me të huaj por kurrsesi nuk ka ndodhur një fenomen i tillë. Lokalin e punon së bashku me bashkëshorten e cila mbulon arkën dhe shërbimet.
Këtë vit ka pasur shumë klientë ndërsa çmimet janë shumë normale.
Ky grup ishte duke u argëtuar na falenderuan për ushqimin ishin shumë të kënaqur. Ndërsa kishim shumë turistë të tjerë po u shërbenim menduam se do paguanin tek arka e cila ndodhet larg në dalje të lokalit. Për momentit nuk ka patur njeri tek arka janë larguar nëpër rrugicat e mangalemit me vrap. Jo se më krijuan humbje të madhe por le të bëhen shembull dhe ti ekspozojmë këta njerëz të cilët ulin poshtë veten e tyre. Siç e shikoni lokali dhe bujtina është gjithmonë plot dhe s’kemi asnjë minutë pushim. Ndaj siç e kemi ne beratasit shprehjen “pastë dorën e mbar hajduti” ose ti përdorini ato lekë për një gjë të mirë është shkrehur pronari i lokalit Viku Kadëna.