Infeksione nga shigela dhe salmonela, në spitale shtohen rastet e fëmijëve të prekur

Shtohen raste me infeksione të aparatit tretës tek fëmijët vegjël.

Ajo që është më shqetësuese sipas mjekëve është se këto infeksione shkaktohen nga bakteri i salmonelës dhe shigelës. Ndaj mjekët u kërkojnë prindërve që të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta, pasi janë infeksione shumë ngjitëse dhe manifestohen me temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre tek të vegjlit.

“Infeksionet në përgjithësi dihet që në këtë kohë dominojnë infeksionet gastrointestinale, pra ato që prekin traktin tretës, ajo çka kemi vënë re kësaj radhe ndoshta e favorizuar edhe nga temperaturat ekstreme, kanë qenë infeksionet bakteriale të traktit gastrointestinal të tipit salmonelë, shigelë ose si quhet ndryshe dizenteri në gjuhën e popullit”, është shprehur shefja e shërbimit infektiv në Pediatri Xhorxhina Kuli.

Mjekët shpjegojnë se prindërit nuk duhet të shqetësohen kur vënë re njolla gjaku në jashtëqitjen fëmijëve, por të drejtohen tek mjeku.

“Po shfaqet diarreja dhe sidomos shenjë për infeksionet bakteriale është pjesa e mukusit dhe gjakut, duhet të paraqitemi tek mjeku i familjes, tek qendra shëndetësore më e afërt dhe nëse nuk funksionojnë ato, në urgjencë”, u shpreh Kuli.

Salmonela dhe shigela janë infeksione që përhapen nga ushqimet e papërpunuara mirë apo mos larja e shpeshtë duarve.

“Duhet pasur kujdes sepse këto merren me ushqimet e papërpunuara mirë apo ushqimet e infektuara nga insektet e ndryshme. Kështu që sidomos për moshat e vogla duhet të kemi parasysh shmangien e ngrënies në lokalet jashtë ose në vende ku nuk zbatohet me rigorozitet rregullat e higjienës”, u shpreh mjekja.

Ekspozimi i ushqimeve në temperatura të larat është një ndër shkaqet e kontaminimit të tyre me baktere. Ndaj prindërit duhet të bëjnë kujdes me ruajtjen ushqimeve. Nga kjo e mërkurë meteorologët parashikojnë një tjetër rritje të temperaturave në vendin tonë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...