Me xhupa në verë/ Ja artistët që kanë zgjedhur vendet e ftohta këtë sezon

Mesa duket, këtë verë, shumë artistë kanë zgjedhur fshatin dhe malin, si destinacionin e tyre perfekt për të kaluar pushimet.

Një ndër to është dhe moderatorja, Arbana Osmani.

Ajo së bashku me familjen e saj janë duke pushuar në Theth. Nga postimet e saj duket se ajo së bashku me partnerin e saj Eduart Grishaj preferojnë më tepër ngjitjet në mal sesa pushimet në bregdet.

Thethit, i është bashkangjitur edhe çifti i showbizzit Dojna dhe Vlashent, të cilët sapo janë bërë me një bebe të vogël. Kjo familje e vogël po pushon në një nga bujtinat e këtij fshati.

Alketa Vejsiu është një tjetër moderatore e cila pas pushimeve disa ditore në detin Jon, ka zgjedhur të shijoj freskinë e Alpeve italiane në Dolomite.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...