Morën me qira “Benzin” nga Zvicra për ta shitur në Shqipëri: Laçjani në pranga, rumuni arratiset

Një 53-vjeçar nga Laçi është arrestuar pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë trafikuar një makinë që e kishin marrë qira në Zvicër.

Ka qenë shtetasi rumun me iniciale H.B ai që ka marrë me qira një automjet tip “Benz”, në Zvicër, të cilin më pas në bashkëpunim me shtetasin K. Ç. (C).(i arrestuari), e kanë trafikuar në Shqipëri.

Të dy këta shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë me iniciale D.Ll dhe A.K i kanë hequr automjetit, pajisjen GPS, me qëllim shitjen e tij. Policia ka shpallur në kërkim rumunin ndërsa dy shtetasit e tjerë janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Brabus”. Trafikuan në Shqipëri, një automjet të marrë me qira në Zvicër, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i dyshuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin trafikuar në vendin tonë, një automjet të marrë me qira në Zvicër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Brabus”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç. (C)., 53 vjeç, banues në Laç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi H. B., ka marrë me qira një automjet tip “Benz”, në Zvicër, të cilin më pas në bashkëpunim me shtetasin K. Ç. (C)., e kanë trafikuar në Shqipëri.

Të katër shtetasit më pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit, pajisjen GPS, me qëllim shitjen e tij. Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras, së bashku me shtetasit A. K., dhe D. Ll., të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. B., si dhe të personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...