Kjo radhë e gjatë automjetesh që mbushin tragetet i përket portit të Barit. Të gjithë drejt Shqipërisë! Në një seri reportazhesh televizioni italian “Norba” vëren se fluksi i udhëtimeve drejt Shqipërisë e ka kaluar tashmë edhe atë të para pandemisë.
“Të dhënat që po regjistrojmë tani i kanë kaluar lëvizjet para pandemisë. Ka një rritje të ndjeshme. Po regjistrojmë një rritje të pasagjerëve drejt Shqipërisë çdo vit.
Jane mbi 300 mijë udhëtarë deri tani që kanë zgjedhur linjën Bari-Durrës. Të gjitha vendet janë të prenotuara.
“Gjatë dimrit pashë me vëmendje çfarë kishte në Shqipëri ku vura re bregdetin e mrekullueshëm.”
“Kam shumë miq në Shqipëri që më kanë treguar panoramën atje dhe sipas meje ajo duhet zbuluar.”
“Jam nga Holanda. Po shkoj në Shqipëri. Është nje vend shumë I bukur.”
“Jam nga Bari. Pulja tashmë është bërë e paprekshme, por edhe sepse duam te shohim vende te reja. Për 2 persona kemi llogaritur 1500 euro.”
I njëjti fluks edhe në aeroportin e Barit ku lëvizjet e pasagjerëve drejt Shqipërisë janë rritur me 58% në krahasim me një vit më parë.
“Kushton më pak. I bëmë planet me vonesë dhe vendosëm për këtë desinacion.”
“Miqtë më kanë treguar për eksperiencën e tyre.”
“Në Sarandë, në Shqipëri…nuk është hera e parë edhe pse më parë shkonim në Korfuz të Greqisë.”
Shqiptarët që tashmë kthehen në vendlindje duken se kanë kaluar në minorancë, por nuk e fshehin kënaqësinë
“Jemi të lumtur dhe të kënaqur që dikur ishim ne që vinim në Itali ndërsa tani janë italianët që shkojnë në Shqipëri.”
Tv Klan