Zyrtare: 1.7 milionë vizitorë të huaj vetëm për muajin korrik në vendin tonë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën janar-korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash. “Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro.

Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja me më shumë se dyfishin e vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53% më shumë krahasuar me vitin që shkoi.

Raportohet rikuperim i vizitorëve nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjellë. Gjatë vitit 2023, Shqipëria si destinacion turistik ka qenë në faqet e të përditshmeve më të lexuara dhe shumë prej produksioneve televizive më të ndjekura në botë si një vend me potenciale të mëdha për t’u zbuluar.

Në një intervistë të fundit për italianen “La Repubblica”, ministrja Kumbaro u shpreh se gjithë angazhimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe qeverisë shqiptare, krijimi i infrastrukturës së nevojshme dhe organizimi i eventeve përgjatë gjithë vitit kanë qenë ambasadorët më të mirë për promovimin turistik të Shqipërisë.

“Kam pasur telefonata…”/ Rrëfehet Alma Kaçi, flet për Safet Gjicin: Uroj që …

Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i ka kërkuar ndihmë shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ në Top News, Kaçi...

Luana Vjollca në një darkë romantike, por kush është fatlumi?

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes pasi po përflitet për emisionin e saj të ri, "Love Island". Ajo është mjaft aktive në...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...