RAMA: VERMOSHI, MAHNITJA E MOTORISTËVE NGA GREQIA

Fshati turistik i Vermoshit në Shkodër vitet e fundit është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara për turistët e huaj. I ndodhur në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës, në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, Vermoshi është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjete sociale momente nga vizita e disa motoristëve nga Greqia, që kanë udhëuar për në Vermosh.

“Vermoshi, mahnitja e motoristëve nga Greqia”, shkruan Rama.

Vermoshi, përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit dhe shtrihet në një luginë me origjinë akullnajore. Në të dyja anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe halorët. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës, që zgjasin afro 100 ditë në vit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...