“Mahalla e Re” pa rrugë dhe pa kazanë plehrash/ Banorët: Ka 30 vite që marrim premtime boshe

Kanë rreth 30 vite që luten për 200 metra rrugë me asfalt, dhe po aq vite që marrin premtime se rruga do të bëhet një ditë.Janë rreth 50 familje në lagjen “Mahalla e Re” pas drejtorisë së policisë në qytetin e Shkodrës që detyrohen të ecin mes gropave.

Banorët thonë se në dimër rruga bëhet e pakalueshme nga balta dhe uji dhe se ata që e vuajnë më shumë janë fëmijët e vegjël. Ata kanë kërkuar që Bashkia të ndërhyjë për të përmirësuar infrastrukturën, e po ashtu të vendosë kazanat e mbeturinave sepse atyre iu duhet që ti marrin në dorë deri në unazën lindore.

Dy vite më parë banorët u ngritën disa herë në protesta për të kërkuar plotësimin e kushteve por deri tani situata vijon të mbetet e njëjtë pa asnjë zgjidhje për ta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...