E trishtë, humb jetën futbollisti shkodran Ermir Lera/ Shkak aksidenti i një jave më parë

Për komunitetin e Shkodrës dhe kryesisht atë të sportit, mëngjesi i sotëm i 7 gushtit 2023 ka ardhur me një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare titullari i formacionit të Vllaznisë së Futsales, Ermir Lera.
Pak ditë më parë sportisti Lera pësoi një aksident, dhe si rrjedhojë prej disa ditësh ka qëndruar në reanimacion me shpresën se do ta kalonte .
Por me gjithë përkujdesjen maksimale të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.
Me një karrierë të mëparshme si futbollist i Vllaznisë, dhe në vijim një nga mësuesit e përkushtuar të lëndës së edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda”, me rihapjen e aktivitetit të futsallës në Shkodër, Ermir Lera u bë pjesë e Vllaznisë duke qënë një nga titullarët kryesorë të këtij ekipi.
Trajneri Celulaj, drejtori sportiv Arben Xhaferi dhe presidenti Fisnik Barbullushi, e kishin projektuar Lerën në planet e Vllaznisë së re të sezonit 2023-2024, madje me një projekt shumë ambicioz për ta shpallur atë kampione.
Por, pikërisht në momentin e duhur të fillimit të punës për sezonin e ri, vjen ky lajm tronditës që ka befasuar një Shkodër të tërë, dhe së bashku me të edhe kolektivin e futsallës shkodrane, por së shumtmi familjen e tij, e cila humbi njeriun e afërt, djalin, prindin dhe bashkëshortin shembullor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...