‘Yt farë e keqe’! Plas keq mes Luizit dhe gazetarit të njohur: Je kokrra legenit, përse e fshive?

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka replikuar ashpër me gazetarin e njohur, Mentor Kikia, pasi ky i fundit e ka quajtur fituesin e “Big Brother VIP 2” si njeri “pa asnjë vlerë artistike”.

Në një postim në rrjetet sociale, Luizi thotë se është në fakt “një produkt televiziv” siç e quajti Kikia, por jo i “Big Brother”-it, por “Ethet e së Premtes”, një format që ka nxjerrë shumë këngëtarë të talentuar.

Kujtojmë se Kikia shpërtheu në ofendime pas lajmeve se Aurela Gaçe kishte refuzuar bashkëpunimin për një këngë me Luiz Ejllin, në një status që tashmë duket se e ka fshirë.

“Nuk e mbaj dot më…

Më dilnin këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund lajme-leshi që Aurela Gaçe refuzon Luizin për të kënduar së bashku. Këto soj ‘lajmesh’ janë lloqe mediatike për klikime, e di unë këtë, padyshim. Por si keni kurajon o bicim media të përballni një këngëtare, një artiste, një grua të madhe si Aurela me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore se di se nuk e njoh).

Yt fare e keqe se po e dhi… gazetarinë deri në themel”, shkruhej në postimin e Mentor Kikisë.

Ndrkohë në reagimin e Luizit thuhet:

“Të thuash që unë jam pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr! Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj, etj.

Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë.

Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo unë nuk e fshij o shok. Legen je dhe pikë”.

Ndërkohë në një postim në “Instastory”, Luizi ka publikuar një foto të gazetarit dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“Njeriu pas të 40-ave duhet të mbaj përgjegjësi për fytyrën që ka”.

 

Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien...

RRËZOHET NGA KALAJA E ROZAFËS, NDËRRON JETË SHTETASI SLLOVEN

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65...

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...