Stina e “tradhtive”? Në verë për pushime, detektivët kanë më shumë punë

Stina e verës rikthen në shtëpi emigrantët tanë. Është një fakt i njohur që shumica e tyre kërkojnë ta lidhin jetën me vajza shqiptare.

Dedektivët privatë thonë se kërkesat më të shumta gjatë kësaj periudhe iu vijnë nga emigrantët, të cilët kërkojnë të gërmojnë apo të mësojnë më shumë rreth të shkuarës së partnereve të tyre.

“Emigrantët që duan të fejohen, bëjnë kërkesa të thjeshta dy apo treditore për dedektiv. Kërkojnë informacion për një vajzë që njonin, a është e lidhur më dikë tjetër apo çfarë rrethanash ka në familje dhe jetën personale. Këto janë kërkesat më të shpejta dhe më të shumta. Shërbimin e dedektivit e kërkojnë më shumë zonat nga jugu i vendit.

Një rast specifik që mund t’ju përmend është ai i një djali që njihet më një vajzë, bien në dashuri, por pendohen shpejt, nisin të kërkojnë informacione, a është i martuar. Rezultonte që djali ishte martuar tre herë më parë. Janë kryesisht trafikantët e drogës. Martohet me një vajzë marrin mbiemrin e saj, martohen me tjetrën dhe po e njëjta gjë, dhe këto fakte nuk ja tregojnë asaj të radhës.

Dedektivin e kërkojnë më shumë ata njerëz që kanë lekë. Kanë fituar para me korrupsion, por vjen një moment që leku të ha e të grin, fillojnë paranojat. Kërkojnë të ruajnë dashnoret, për gratë as që nuk interesohen, por kryesisht paguajnë që të marrin vesh çfarë bëjnë dashnoret. Sheh disa momente që e bëjnë të dyshojë dhe nuk kursehen, japin 1 mijë, 2 mijë, 5 mijë, 10 mijë euro në një rast dhe nuk e ka problem fare, mjafton ta zbulojë. Ose kur duan të ndahen me të dashurën apo gruan bëjnë nga këto veprime. Paraja e fituar në rrugë të paligjshme, automatikisht kthehet në ‘boomerang’ për familjen“, shpjegon dedektivi Ndue Pjetra.

Luana Vjollca në një darkë romantike, por kush është fatlumi?

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes pasi po përflitet për emisionin e saj të ri, "Love Island". Ajo është mjaft aktive në...

E dhunonte se lindi vazjë, shqiptari mbante të burgosura gruan dhe fëmijën dy vjeç, tmerri ishte i përditshëm

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja në Greqi, ku një shqiptar mbante të burgosur bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe e dhunonte vazhdimisht. Sipas mediave greke,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Futbolli shkodran në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

Nuh Isufi, ish- lojtari i klubit të Vllaznisë është...

“Kam pasur telefonata…”/ Rrëfehet Alma Kaçi, flet për Safet Gjicin: Uroj që …

Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet...