Pastrohen 15 ton mbetje afër urës së Bahçallëkut

Mbrëmjen e djeshme është ndërhyrë për pastrimin e pikës së grumbullimit të mbetjeve afër Urës së Bahçallekut, në hyrje të qytetit, një nga pikat më problematike kjo sa i takon hedhjes pa kriter të mbetjeve.

Puna për pastrimin e kësaj pike ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit duke bërë të mundur heqjen e rreth 15 ton mbetjeve të depozituara prej vitesh veçanërisht nga bizneset aty pranë.

Pak ditë më parë u vendos masë administrative, gjobë, ndaj një biznesi që depozitonte mbetje dhe ambalazhe në këtë pikë të lejuar vetëm për grumbullimin e mbetjeve urbane. Bashkia Shkodër apelon qytetarët dhe subjektet që të kontribuojnë në mbajtjen pastër të ambientit duke i depozituar mbetjet në vendet e lejuara.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...

Supa Fantastike që Nxit Rënien nga Pesha

Ushqyerja e shëndetshme dhe rënia nga pesha janë të...