Shkodër vijon puna për rehabilitimin e Molos/ Investimi do të pasurojë ofertën turistike të kryeqendrës së Veriut

Puna për rehabilitimin e Molos në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po vijon me ritme të kënaqshme.

Pas largimit të inerteve, bimësisë dhe gjithashtu sheshimit të zonës aktualisht po punohet edhe për vendosjen e këmbëve të Molos .Ky investim pritet të sjellë për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur kështu biznesin në zonë.Moli do të ketë përmasat 60 x 20 metra dhe një platformë lundruese 59 x 4 metra, që është shumë i përshtatshëm për varkat e lidhura.

Ndërtimi i tre moleve në Shkodër si dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi do t’i hapë një perspektivë të re turizmit në këtë zonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën...