Pensionistëve s‘do tu ndërpritet pensioni i pleqërisë edhe nëse ata janë të…

Të gjithë ata persona të cilët kanë dalë në pension dhe kanë një mundësi vetëpunësimi, do të përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore.

Sipas një ndryshimi që është bërë në ligjin “Për sigurimet shoqërore”, i cili ka hyrë në fuqi të enjten, përfituesit e pensionit të pleqërisë, që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat, nuk do të jenë subjekt i ligjit për sigurimet e detyrueshme shoqërore.

Sipas këtij ndryshimi, pagesa nuk do të ndalohet edhe nëse përfituesi i pensionit të pleqërisë punon në sektorin privat si i punësuar apo i vetëpunësuar.

“Përfituesve të pensionit të pleqërisë, të cilët, ndërkohë që tërheqin këstin mujor të pensionit, janë të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat, nuk u njihet periudha e punësimit si periudhë sigurimi për efekte përfitimi nga ky ligj.’- thuhet në vendimin e publikuar nga rtsh.al.

Të punësuarit si IT

Nga ana tjetër ndryshimet në ligj kanë prekur edhe personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit.

Ata do të paguajnë kontributet e sigurimeve shëndetësore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...