Tapë në timon duke shkuar në punë, polici shkakton aksident. Arrestohet nga kolegët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

58-vjeçari dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sipas AMP, inspektori i policisë, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë – Bilisht mëngjesin e sotëm, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Sipas AMP, inspektori në gjendje të dehur ishte duke shkuar për të marrë detyrën.

Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan në prokurorinë e Korçës, për veprime të mëtejshme.

Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien...

RRËZOHET NGA KALAJA E ROZAFËS, NDËRRON JETË SHTETASI SLLOVEN

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65...

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...