RRUGA “KOLË IDROMENO”, IMAZHI I BUKUR I SHKODRËS/ Pedonalja mbetet njëra nga pikat më të vizituara të qytetit

Ajo është një nga rrugët më të bukura në të gjithë vendin, e fundit në Ballkan si vazhdim i arkitekturës veneciane. Është fjala për rrugën “Kolë Idromeno”, e emërtuar për nder të arkitektit që e projektoi atë dhe njohur ndryshe edhe si “Piaca”. Ndonëse temperaturat janë të larta dhe i nxehti bëhet sfidues në këtë zonë muzeale , frekuentimi mbetet i madh dhe turistët që kalojnë në të mahniten nga arkitektura e kësaj rruge.

Pjesa që po më pëlqen më shumë nga Shkodra është kjo rrugë e bukur por më duket një qytet i mbushur me detaje, duke nisur nga komunizmi deri tek modernja. Kjo zonë nuk më ngjan me zhvillimin e tepruar industrial që kemi në Itali pasi këtu ruhet mirë arkitektura e vjetër.

Arjani, shitësi i suvenirëve thotë se turistët nuk mjaftohen vetëm me një shëtitje përgjatë kësaj rruge, por ata duan të marrin edhe një kujtim me vete siç janë kartolinat apo ngjitësit me pamje të Shkodrës.

Megjithatë vendasit thonë se pavarësisht bukurisë ka vend për përmirësime si: mbajtja pastër etj.

Në pedonalen “Kolë Idromeno” ndodhet edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” duke ia shtuar edhe më shumë densitetin e lëvizjes asaj. Shtëpitë e vjetra me mure të larta prej guri e porta të mëdha prej druri e bëjnë vërtetë tërheqëse këtë rrugë që përfaqëson imazhin historik të qytetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel,...

Horoskopi javor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Mërkuri do të ndërveprojë me Jupiterin, për të të...

‘Nuk më respektoi, as unë nuk…’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live”...

Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

Detaje tronditëse zbulohen për opinionin publik nga rasti i...