MALËSI e MADHE, 21 ZJARRE NË NJË JAVË

Zjarret kanë qënë kryefjalë e ditëve të fundit , ndërsa ato disa herë kanë vënë në alarm zonën e Malësisë së Madhe. Brenda një javë në territorin e kësaj bashkie janë regjistruar 21 vatra zjarresh si shkak i djegies së bimësisë në toka për t’i pastruar gjatë verës. Një gjë të tillë e bën të ditur për RTSH Shkodra Drejtori i Repartit Zjarrfikës në Malësi të Madhe Besnik Hasaj.
Ndërkohë, po verifikohen pronat ku ka rënë zjarr dhe përgjegjësit e këtyre zjarreve me përmasa të mëdha do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Një rast është dërguar për ndjekje penale thotë drejtori Hasaj.
Drejtori i repartit zjarrëfikës bën të ditur se vështirësia për ta përballuar këtë situatë është e madhe, ndaj ka një apel për të gjithë banorët.
Ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrëfikës ka bërë që zjarret të jenë nën kontroll dhe të neutralizohen në kohën e duhur. Pjesa më e madhe e tyre janë të qëllimshëm ,por mbetet i vështirë identifikimi i autorëve.

RRËZOHET NGA KALAJA E ROZAFËS, NDËRRON JETË SHTETASI SLLOVEN

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien...

RRËZOHET NGA KALAJA E ROZAFËS, NDËRRON JETË SHTETASI SLLOVEN

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65...

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...